Galatasaray përmbys Lille, fiton 4-2 në një ndeshje spektakolare

by Nexhat

Galatasaray ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Lille, duke triumfuar me rezultat 4-2 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Skuadra turke e nisi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, duke kaluar në epërsi që në minutën e dytë me golin e Yunus Akgun.

banner

Megjithatë, Lille reagoi dhe Soriba Diaoune shënoi dy herë, në minutat 7 dhe 39, duke përmbysur rezultatin në 2-1

Galatasaray arriti të barazojë para përfundimit të pjesës së parë, kur Aleksey Batrakov shënoi në minutën e 44-të për 2-2.

Në pjesën e dytë, mysafirët e përmbysën plotësisht ndeshjen. Një autogol i Nabil Bentalebit në minutën e 52-të i dha epërsinë Galatasarayt, ndërsa Victor Osimhen vulosi fitoren 4-2 në minutën e 61-të.

Kështu, Galatasaray mori një fitore të madhe në udhëtim, ndërsa Lille u ndëshkua pavarësisht se arriti të rikthehej në lojë pas golit të hershëm të mysafirëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy