Gazetari Baton Haxhiu tha se “nuk ka me pasë qeveri më të mirë sesa ajo e Isa Mustafës”.
Ai në Pressing në T7 tha; “Nuk kam pa narracion më të pavërtetë sesa për korrupsionin në Qeverinë e Isa Mustafës, qeveria më e mirë dhe më e pakorruptuar”, vlerësoi Haxhiu.
“Ajo qeveri ka ra kryesisht me presionin nga jashtë dhe jo me dëshirë të PDK-së e LDK-së”, sipas Haxhiut.
Tutje ai tha; “të gjithë njerëzit në PDK që e dinin që Thaci e Veseli do akuzoheshin, e kishin frikën që LDK nuk do ndihmonte asnjë gjë gjatë procesit të Hagës”.

