Abdixhiku iu përgjigjet Ramës e tjerëve në LDK:  Kam mandat deri në nëntor të 2027-ës

by Nexhat

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, tregoi planet e tij se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje nga kreu i partisë. Ai tha se mandati i tij është deri në nëntor të vitit të ardhshëm dhe se deri atëherë do të qëndrojë në këtë post.

“Në procesin e ardhshëm zgjedhor, i cili do të ndodh në nëntor të vitit 2027. Atëherë skadon mandati katër vjeçar”, ka thënë ai në Klan Kosova mbrëmë.

banner

“Sa e pata një Kuvend, për besë. Ma rikonfirmuan. Zërat nuk ndalën asnjëherë. Mandati katërvjeçar përfundon më 19 nëntor të viti 2027, janë 13 muaj prej sot. Me siguri zgjedhjet do t’i nisim në shtator të vitit të ardhëm dhe t’i mbyllim në nëntor”, tha Abdixhiku.

Deklarata e tij vjen pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se Abdixhiku duhet ta japë dorëheqjen, ndërsa ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kryetar të LDK’së.

“Mendoj që kishte bërë mirë, po”, tha Rama kur u pyet për këtë çështje nga gazetarët.

“A duhet me dhënë dorëheqje Lumiri?”.

“Ashtu duhet me bë”, përsëriti ai.

Ngjashëm si Rama është shprehur edhe një bashkëpartiak i Abdixhikut.

Deputeti Arben Gashi ka kërkuar një “fillim të ri” në partinë e tij përmes zgjedhjeve dhe një procesi demokratik ku secili do të kishte të drejtën të kandidonte e të rikandidonte.

“Pas tri palë zgjedhjesh brenda 18 muajve, besoj se ka ardhur koha të ndalemi dhe të reflektojmë për shtëpinë tonë të përbashkët: LDK-në. E them këtë me përgjegjësi dhe me bindjen se LDK-ja meriton më shumë. Nuk mund të presim rezultate të reja duke vazhduar njësoj. As nuk mund ta ndërtojmë të ardhmen përmes përplasjeve që na dobësojnë. Unë besoj në një fillim të ri: demokratik, gjithëpërfshirës dhe bashkues. Një proces zgjedhor brenda LDK-së, ku askush nuk përjashtohet, secili ka të drejtë të kandidojë apo të rikandidojë dhe ku vendosin anëtarët përmes votës së lirë”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy