Bebe Rexha nuk i mban dot lotët në skenë pasi iu kumton fansave lajmin se është ndarë nga i dashuri

by informim

Artistja shqiptare e njohur globalisht, Bebe Rexha, është përballur së fundmi me shumë bngjarje në jetën e saj.

Pak javë pasi ajo u sulmua me një telefon të hedhur në fytyrë gjatë një koncerti, 33-vjeçarja tani është lënë edhe nga i dashuri i saj, drejtori i fotografisë – Keyan Safyari.

Ky i fundit i kishte dërguar një mesazh të gjatë në InstaDirect, ku si arsye të ndarjes kishte dhënë shtimin e madh në peshë të këngëtares.

Bebe Rexha dhe ish-i dashuri i saj, Keyan Safyari (Foto: Jerritt Clark/Getty Images for Bebe Rexha)

Bebe Rexha e konfirmoi lajmin e ndarjes nga Keyan gjatë koncertit të saj të fundit në Londër, pak para se të interpretonte këngën e saj “I Am”.

“Sapo kalova një ndarje, kështu që mund të jem pak emocionale dhe ju duhet të më ndihmoni”, tha mes lotësh artistja shqiptare.

Në atë moment, fansat e saj brohoritën duke dhe e mbështetën, me një prej tyre që u dëgjua duke i thënë: “Ti je mjaftueshëm”.

https://host.vpplayer.tech/player/ptkzurlv/vjsnmuww.html

Videoja ka qarkulluar gjithandej në rrjetet sociale, me shumë prej fansave që kanë shprehur mbështetjen për Bebe Rexhën dhe shumë që kanë kritikuar Keyanin për faktin se hoqi dorë nga e dashura e tij vetëm për shkak të peshës – dhe mbi të gjitha e bëri këtë përmes një mesazhi në Instagram.

Bebe Rexha pas Mbretërisë së Bashkuar, ka performuar në Gjermani, dhe së shpejti pritet të këndojë edhe në Holandë dhe Suedi – në kuadër të turneut të saj “Best F*n Night Of My Life”. 

Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy