Bilalli: Rritet dalja në votime, fluks nga Kosova drejt Preshevës

by Nexhat

Anëtari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Preshevë, Driton Bilalli tha se procesi zgjedhor në Serbi po shkon mirë dhe se numri i pjesëmarrësve shqiptarë në kutitë e votimit po shkon duke u rritur në orët e pasdites.

Ai tha se është vërejtur një fluks i madh i qytetarëve të Luginës që jetojnë në Kosovë për të shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.

banner

“Procesi ka shkuar gjithçka në rregull deri tani, përveç disa incidenteve insistimit të përfaqësuesve të listës së studentëve, meqë duket një energji ndryshe e tyre për të mbrojtur votën dhe për të ndryshuar pushtetin. Sa i përket Komunës së Preshevës, dalja ka variuar, por ajo që është befasi për të mirë është dallimi mes orës 14:00 dher 16:00 ku kemi një fluks të madh të votuesve dhe dallimi është mbi afër 10% me atë të orës 14:00. Tash kur po flasim kemi diku rreth 30% të daljes së votuesve”.

“Siç na kanë raportuar, kufiri me Kosovën ka qenë një fluks i madh dhe duket se luginasit që jetojnë në Kosovë kanë bërë këtë diferencë, dhe ne shpresojmë që deri në mbylljen e vendvotimeve ky fluks të shkojë duke u rritur që të arrihet një rezultat i kënaqshëm për Koalicionin Shqiptar”, tha Bilalli.

Në anën tjetër, anëtari i shoqërisë civile, Shkëlzen Limani tha se rreth 50 shqiptarë nga shoqëria civile janë të akredituar për të vëzhguar procesin zgjedhor në Serbi.

“Deri tani sipas informacioneve që kemi ne, përgjithësisht në Serbi konkretisht në Preshevë Medvegjë dhe Bujanoc diku janë rreth 50 vëzhgues të nacionalitetit shqiptar që janë pjesë e procesit zgjedhor dhe këta janë të akredituar nga organizatat e Beogradit. Në përgjithësi shoqëria civile mund të them se është aktive në këtë proces. Deri tash është vërejtur një interesim i njerëzve për t’iu përgjigjur thirrjes për të votuar”, tha Limani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy