Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi.
Kandidatët e kësaj liste, së bashku me studentët, raportohet se po këndojnë dhe po brohorasin “Fitore”.
Ndërkohë, qindra qytetarë janë mbledhur në rrugën qendrore të Beogradit, ku janë ndezur flakadanë dhe automjetet po u bien borive në shenjë festimi.

