Talenti i Stuttgartit, Enis Rexhepi, zgjedh Kosovën – gati për ndeshjet e nëntorit

by Nexhat

Kosova ka arritur një sukses të madh duke siguruar shërbimet e talentit premtues të Stuttgartit U19, Enis Rexhepi, i cili po shkëlqen këtë sezon në  Champions Leaguepër të rinj (UEFA Youth League).

Rexhepi, i cili më parë ka qenë pjesë e moshave të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, tashmë ka marrë vendimin përfundimtar për të veshur fanellën dardane.

banner

Kthesa e madhe erdhi pas një takimi vendimtar që u zhvillua të premten e kaluar në Gjermani mes futbollistit dhe kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi. Bisedimet në Stuttgart kanë qenë plotësisht të suksesshme dhe palët kanë arritur dakordësi të plotë.

Aktualisht po pritet vetëm pajisja e lojtarit me pasaportën e Republikës së Kosovës.

Synimi kryesor është që procedurat administrative të përmbyllen sa më shpejt, në mënyrë që Rexhepi të jetë në dispozicion dhe gati për grumbullimin e muajit nëntor, ku Kosova do të zhvillojë përballjet ndaj Izraelit dhe Irlandës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy