Djali i të ndjerës Arlinda Zekaj është dërguar në një strehimore pas rastit tragjik që ndodhi në Vitomiricë të Pejës.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Më 25 tetor, Arlinda Zekaj dyshohet se u vra në shtëpinë e saj nga kunati i saj me sëpatë.
Disa orë para vrasjes, ajo kishte raportuar sërish dhunë në familje, pas së cilës ish-bashkëshorti i saj ishte arrestuar dhe ndaluar për 48 orë. Atë mbrëmje, Zekaj ishte kthyer në shtëpinë e vet në Vitomiricë, e shoqëruar nga policia, por rreth orës 21:00 dyshohet se u vra nga kunati i saj.

