Partia serbe “Kosovski Savez” i ka bërë sot thirrje partisë “Lista Serbe’ që të heqin fotografinë e Aleksander Vucicit nga zyrat, ndërkohë përfaqësuesve politikë të kësaj partie ua kanë kërkuar dorëheqjen.
“Mesazhi i dërguar nga qytetarët në zgjedhjet në Serbi duhet të jetë një paralajmërim serioz për përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë. Asnjë organizatë politike nuk mund të fshihet përgjithmonë pas një udhëheqësi ose të presë mbështetjen e pakushtëzuar të popullit pa marrë përgjegjësi për veprimet e tyre”, thuhet në deklaratën e kësaj partie.
“”Kosovski savez” i bën thirrje publikisht Listës Serbe që ta heqë menjëherë fotografinë e Aleksandar Vuçiqit nga të gjitha ambientet e partisë së saj dhe t’u kërkojë të gjithë përfaqësuesve të saj politikë dorëheqjen!”, thuhet në reagim, shkruan KoSsev,
Kjo parti thonë se besojnë se ka ardhur koha për të rishikuar politikën që është ndjekur me vite në emër të popullit serb në Kosovë.

