PSG-ja synon Ibrahim Mazën, Leverkuseni nuk dëshiron ta humbasë talentin e tij

by Nexhat

Paris Saint-Germain ka shfaqur interesim konkret për Ibrahim Mazën në prag të afatit kalimtar të janarit. Sipas raportimeve, klubi francez e ka përfshirë mes kandidatëve në listën e përforcimeve të mundshme, ndërsa edhe përfaqësuesit e futbollistit janë në dijeni të këtij interesimi.

Maza mund të jetë një nga alternativat e PSG-së për repartin ofensiv, madje edhe si zëvendësues i mundshëm i Khvicha Kvaratskhelias, në rast se klubi vendos të ndërhyjë në këtë pozicion gjatë merkatos së dimrit.

banner

Megjithatë, Bayer Leverkuseni nuk shqetësohet nga interesimi i parisienëve dhe ka plane të qarta për të ardhmen e talentit të tij. Klubi gjerman synon t’ia zgjasë kontratën përtej vitit 2030, duke përfshirë edhe një rritje të pagës. Në Leverkusen, Mazën e shohin si një lojtar kyç për të ardhmen dhe nuk kanë ndërmend të heqin dorë lehtësisht prej tij

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy