Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar ministrin e Infrastrukturës, Dimal Bashën, lidhur me projektet e papërfunduara.
Bajrami, drejtuar Bashës, i ka thënë këtij të fundit e ministrinë që ai e drejton e ka marrë nga ministri i VV’së, e jo nga ai i LDK’së, PDK’së, apo Aleancës.
‘’Sinqerisht po e kuptoj se pse të gjitha rrugët, projektet e nisura edhe sot e kësaj dite janë pa përfunduar. I ke shpenzu 80 milionë euro, po thu që janë kry 82% e punëve, edhe po thu ‘’kam me kontraktu kompani ndërkombëtare për më e pa cilësinë dhe sasinë e punëve të kryera’’. Sa punëtorë i ki o ministër? Ti nuk e ke marrë ministrinë as prej LDK’së, as prej PDK’së as prej Aleancës, e ke marrë prej ministrit të LVV’së. Qe gjashtë vjet jeni në qeverisje. Po don me kontraktu kompani për më pa sasinë dhe cilësinë e punëve, dhe për me ta bo projektimin për pjesën e mbetur. Këto punë kryhen në fillim të projektit ministër. I ke pagu 82 milionë e tash don me kontrollu cilësinë. Më të vërtetë ky është dështim. Na kërkojmë përgjegjësi. Ma e mira kish me qenë me hap tenderë ndërkombëtar me e pru një qeveri ndoshta me i pru projektet në veti’’, ka thënë Bajrami.

