Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka arrestuar dy persona të dyshuar për krime lufte në rastin e Masakrës së Padalishtës, e ndodhur më 26 mars 1999 në Komunën e Istogut, sipas një komunikate të përbashkët.
Policia e Kosovës dhe Prokurorisë Speciale thanë se hetimet për dokumentimin e këtij rasti kanë zgjatur një periudhë të gjatë kohore.
“Prishtinë, 29 tetor 2026 Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, nën autorizimin e Prokurorisë Speciale, ka ndërmarrë veprime hetimore për një periudhë të gjatë kohore në drejtim të dokumentimit të rastit i njohur si ‘Masakra e Padalishtes’ në Komunën e Istogut, e ndodhur më 26 mars 1999, në Komunën e Istogut”, thuhet në komunikatën e përbashkët.
“Në koordinim me prokurorin përgjegjës për rastin, hetuesit e Sektorit për Krime Lufte kanë ndërmarrë edhe veprime operative, në përputhje me autorizimet përkatëse, duke angazhuar njësi në terren dhe si rezultat i këtyre veprimeve, sot, më 29.10.2026 janë lokalizuar dhe arrestuar dy të dyshuar Z.B., dhe G.B. në fshatin Osojan dhe Cerkolez të Komunës së Istogut”, thuhet në komunikatë.
Policia dhe Prokuroria Speciale thanë se të gjitha veprimet e mëtejshme do t’i ndërmarrin në bashkërendim.

