Valbona Haxhosaj caktohet ushtruese e detyrës së Kryeprokurores në Pejë

by Nexhat

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, ka caktuar prokuroren Valbona Haxhosaj në pozitën e ushtrueses së detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë.

“Betimi për Drejtësi” mëson se vendimi erdhi pasi KPK-ja në këtë takim ka suspenduar nga ushtrimi i detyrës zyrtare Kryeprokuroren e deritanishme të kësaj Prokurorie, Lumturije Vuçetajn.

banner

Vuçetaj u suspendua pas gjetjeve të raportit që janë paraqitur në kërkesën për fillim të hetimit disiplinor nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, që ndërlidhet me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy