Klan Kosova ka zbuluar detaje të reja nga rasti i Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Mediumi ka siguruar deklaratën e Arlindës të dhënë me zë në polici, në të cilën ajo rrëfen për trajtimin që pretendonte se kishte përjetuar brenda shtëpisë së familjes së ish-bashkëshortit.
Në videon e publikuar dëgjohet Arlinda duke përshkruar kufizimet dhe kërcënimet me të cilat, sipas deklaratës së saj, ishte përballur.
Ajo kishte kërkuar që ajo familje të largohej, duke treguar se nuk e lejonin as të ushqehej, të pinte ujë apo të shikonte televizor.

