Akil Gjakova fiton në repesazh, lufton për medaljen e bronztë në Abu Dhabi

by Nexhat

Xhudisti kosovar Akil Gjakova ka shënuar fitore në duelin e parë të repesazhit në Grand Slamin e Abu Dhabit, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Gjakova u përball me francezin Joan-Benjamin Gaba, ndaj të cilit triumfoi, duke siguruar kështu kualifikimin në përballjen e fundit për medaljen e bronztë.

banner

Pas kësaj fitoreje, xhudisti kosovar do të ketë mundësinë të luftojë për një vend në podiumin e këtij turneu prestigjioz ndërkombëtar.

Në duelin për medaljen e bronztë, Akil Gjakova do të përballet me rusin Karen Galstian.

Kujtojmë se Gjakova e nisi garën me pushim në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë mposhti izraelitin Ohad Moritz. Në raundin e tretë, ai triumfoi ndaj Makhmadbek Makhmadbekov nga Emiratet e Bashkuara Arabe, përpara se të pësonte humbje në çerekfinale nga Hidayat Heydarov i Azerbajxhanit.

Tashmë, Akil Gjakova është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë në Grand Slamin e Abu Dhabit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy