“Gabim fatal tërheqja”, “angazhimi po vazhdon”, çfarë po ndodhë me ligjin për Specialen

by Nexhat

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar sot në një konferencë për media, pa i bërë të ditua temat për të cilat do të flasin.

PDK ka qenë në qendër të diskutimeve publike pas vendimit të befasishëm për ta kërkuar tërheqjen e ligjit rreth 10 ditë më parë, pas vështirësive për ta kaluar në fillim të muajit, në natën kur u votua edhe Presidentja e Kosovës.

banner

Dy ditë më parë, ushtruesja e detyrës së Kryetares së PDK’së Vlora Çitaku shkroi në facebook se angazhimi po vazhdon.

“Krahas hartimit të kësaj strategjie, po vazhdon edhe angazhimi për ligjin që synon të forcojë mbrojtjen e të drejtave të çlirimtarëve të UÇK-së”, shkroi Çitaku.

Për ligjin ka folur edhe nënkryetari i PDK Enver Hoxhaj. Deputeti i PDK’së, u shpreh ‘’i bindur’’ se javën e ardhshme, ligji do të dërgohet në Komisionin për Legjislacion.

Hoxhaj e ka quajtur “gabim fatal’’ dhe të ‘‘panevojshme’’ tërheqjen e ligjit duke theksuar se kjo parti s’ka hequr dorë nga ligji në fjalë.

Hoxha, tha se PDK e sheh ligjin në tri rrafshe të ndryshme, si ‘‘pozicionim politik’’, ‘ ‘moral’’, dhe, si ‘’pozicionim negociues’’, përmes kësaj të fundit, shtoi Hoxha, presin që të hyjnë në ‘’fazë të re të dialogut me partnerët evropianë’’.

‘’Nuk kemi hequr dorë prej ligjit, as s’e kemi anulu ligjin, as s’e kemi në mendje me hjek dorë prej ligjit. Meqë ne e shohim ligjin si një pozicionim politik për të dalë në mbrojtje të krerëve të UÇK’së në Hagë, e shohim edhe si një pozicion moral, meqë për atë ligj kanë dalë në protestë mbi 20 ditë shumë qytetarë, dhe mënojmë që moralisht si PDK duhet edhe me tutje të luftojmë që ky ligj të jetë në fuqi. Dhe se treti e shohim si një pozicionim negociues, si një bazë të cilin ne e përdorim për të negociu dhe për të hyrë me një fazë të re të dialogut me partnerët evropianë. Jam i më së i bindur që javën e ardhshme, ligji do të jetë në komisionin të ligjeve për legjislacion, duhet të ketë një urgjencë për miratimin e tij sa më të shpejtë, dhe mënoj që kërkesa jonë që ky ligj të tërhiqet ka qenë një gabim fatal, e panevojshme, e pa domosdoshme’’, ka deklaruar Hoxha mbrëmë në Pressing.

Ndryshe, PDK’ja më 22 tetor kërkoi që ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar pas miratimit të ndryshimeve të tij në një seancë me nguti në mesnatën e 6 dhe 7 tetorit ku krahas këtij ligji u zgjodh edhe presidentja e re.

Në letrën drejtuar presidentes Justina Shiroka – Pula, thuhet se qëllimi, ishte që ai të plotësohej dhe të forcohej juridikisht.

“PDK-ja është krenare për nismën e saj ligjore dhe mbështetjen që ajo ka marrë. Mbrojtja e UÇK-së, e vlerave të luftës çlirimtare dhe mbështetja për çlirimtarët në Hagë mbeten përgjegjësi të panegociueshme. Ligji është i finalizuar në pjesën dërrmuese të tij. Rishqyrtimi synon një verifikim përfundimtar profesional dhe adresimin e elementeve që mund të pengojnë zbatimin e tij. Kërkesa është për rikthim në Kuvend, jo në Qeveri apo për nisjen e punës nga e para”, thuhej në letrën dërguar Shiroka-Pulës.

Ndërkaq, ndryshimet e Ligjit për Specialen, u bënë pas 21 ditësh protesta, ku u kundërshtua aktgjykimi dënues në shkallë të parë për krime lufte ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ndryshimet në ligj ndër të tjera parashohin ngushtim të juridikisionit të mandatit të Gjykatës, dënime deri në 15 vjet burgim, që shkalla e Supremes të zhvillohet në Kosovë dhe që të dënuarit të jenë subjekt i faljes presidenciale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy