Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues  para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

by Nexhat

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të kësaj ministrie, Donika Gërvalla.

“Dorëheqje”, thirrën protestuesit.

banner

Ndërkaq, Gërvalla në konferencën e sotme mohoi se do ta japë dorëheqjen.

Në Prishtinë po mbahet protestë për të tretën ditë me radhë për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Përveçse në Prishtinë, sot është protestuar edhe në Pejë e Mitrovicë, ndërsa dje pati protestë edhe në Ferizaj.

Derisa fajësuar hallkat zinxhirore të përgjegjësisë dhe duke konstatuar dështimin e tyre për të mbrojtur jetën e Arlinda Zekajt, ministrja Gërvalla dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, thanë se nuk do të japin dorëheqje, duke shtuar se ajo s’do t’i kontribuonte “fuqizimit të grave”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy