Kandidati për deputet i “Listës së Studentëve”: Nuk do ta njohim kurrë pavarësinë e Kosovës

by Nexhat

“”Lista Studentore” nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës”, kështu ka deklaruar kandidati për deputet i kësaj liste, Jugoslav Gashiq.Sipas tij, po përhapen “gënjeshtra” lidhur me këtë çështje.

“Gjithashtu marr informacion se po përhapet panik se Lista e Studentëve do ta njohë Kosovën, gjë që është absolutisht e pakuptimtë”, tha Gashiq.

banner

Ai theksoi se qëndrimi i tyre për këtë çështje është përcaktuar qartë nga programi i saj dhe se nuk ka vend për interpretime të ndryshme.

“Është absolutisht e qartë nga programi ynë se ne nuk do ta bëjmë këtë, dhe theksoj se Lista e Studentëve nuk do ta njohë kurrë Kosovën”, tha ai.

Sipas fjalëve të tij, të gjithë qytetarët që votuan për Listën e Studentëve janë të njohur me qëndrimin e saj ndaj Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy