Ministrja e Ambientit, Fitore Pacolli, ka thënë se Inspektorati Mjedisor ka urdhëruar kompaninë Pastrimi që të veprojë në lagjen Kodrina në kryeqytet ku janë hedhur mbeturina.
Pacolli thotë se këto mbeturina janë hedhur në mënyrë ilegale nga persona të papërgjegjshëm.
Ajo ka bërë thirrje për menaxhim më të përgjegjshëm të mbeturinave nëpër lagjet e Prishtinës.
“Aksion i menjëhershëm në lagjen “Kodrina” në Prishtinë!
Pas ankesës së banorëve, Inspektorati Mjedisor ka urdhëruar KRM “Pastrimi” të pastrojë menjëherë mbeturinat e hedhura ilegalisht nga persona të papërgjegjshëm.
Zëri juaj është prioritet për ne! Bëjmë thirrje për menaxhim të përgjegjshëm të mbetjeve, që lagjet tona të mbeten të pastra dhe të sigurta”, ka shkruar Pacolli.

