José Mourinho ka reaguar me fjalë të mëdha për Harry Kane, pas triumfit të sulmuesit anglez në garën për Topin e Artë.
Trajneri portugez nuk e ka fshehur gëzimin për këtë sukses, duke vlerësuar lart cilësitë dhe karrierën e futbollistit.
“Harry Kane është një lojtar i madh. Duhet të jem i sinqertë, jam shumë i lumtur për të”, u shpreh Mourinho
Portugezi theksoi se ky çmim është një shpërblim i merituar për sulmuesin anglez, ndërsa e cilësoi atë si një nga momentet kulmore të karrierës së tij.
“Ai e meriton Topin e Artë. Është qershia mbi tortë në karrierën e tij”, deklaroi Mourinho

