GJILAN/ 65 vjeçari i dyshuar për vrasjen e djalit dhe foshnjes (nipit) në fshatin Demiraj – arrestohet

by Nexhat

Një 65-vjeçar dyshohet se është autori i vrasjes së dyfishtë paraditen e sotme në Demiraj të Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani tha se është arrestuar i dyshuari.

banner

Deklarata e tij:

Arrestohet personi i dyshuar lidhur me rastin “Vrasje e Rëndë”

Më 01.11.2026 rreth orës 08:47, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se në një shtëpi në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit, dyshohet për dy trupa të pajetë, një person i gjinisë mashkullore i vitit të lindjes 1999 dhe një foshnjë.

Me urgjencë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku nga mjeku kujdestar  është konstatuar se të dy personat janë pa shenja jete.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, dyshohet se incidenti ka ndodhur brenda familjes, ku në cilësin e përsonit të dyshuar është arrestuar babai i viktimës (gjashtëdhjet e psesë vjeçarë), i cili me vendim të prokirorit është ndaluar për 48 orë.

Në bashkpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për ndriçimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, i cili është cilësuar si “ Vrasje e Rëndë”.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë, mbesin të përkushtuar në hetimin dhe trajtimin profesional të rastit.

GJILAN/ Raportohet se babai me të bijën tremuajshe janë gjetur të vdekur në fshatin Demiraj, Policia po shkon në vendngjarje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy