Protesta e studentëve kundër qeverisë vijon edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 20-të të mobilizimit.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton se të rinj dhe qytetarë janë mbledhur që prej orës 14:30 para Ministrisë së Arsimit, ku pritet të zhvillohet tubimi i radhës.
Në zonë është vënë re një prani e shtuar e forcave të policisë. Efektivë të FNSH-së janë pozicionuar pas godinës së Ministrisë së Arsimit, ndërsa në gatishmëri ndodhet edhe autoboti i ujit.
Pas grumbullimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesit pritet të marshojnë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të Kryeministrisë, ku do të vijojnë kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë.
Ndërkohë kërkesa e panegociueshme vijon të mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

