Sulmet izraelite në Gaza/ Tetë persona humbin jetën, mes viktimave një fëmijë

by Nexhat

Të paktën tetë persona, mes tyre një fëmijë dhe pesë efektivë të policisë palestineze, janë vrarë në një seri sulmesh ajrore izraelite në Rripin e Gazës të dielën. Lajmi është bërë i ditur nga burime mjekësore dhe spitalore në enklavën palestineze.

Sipas Shërbimit të Mbrojtjes Civile, pesë persona humbën jetën në Khan Younis, ndërsa tre të tjerë në qytetin e Gazës.

banner

Nga ana tjetër, ushtria izraelite deklaroi se sulmet kishin në shënjestër një person të cilin e cilësoi si terrorist në jug të enklavës, si dhe disa objektiva të tjerë në veri. Sipas saj, rezultatet e operacionit janë ende duke u shqyrtuar.

Izraeli pretendon se Hamasi po riarmatoset dhe po rifillon sulmet, duke shkelur marrëveshjen e armëpushimit të arritur një vit më parë. Hamasi i mohon këto akuza dhe e akuzon Izraelin se po minon marrëveshjen e paqes.

Sulmet e fundit vijnë në një periudhë kur Izraeli ka shtuar operacionet ushtarake në Gaza gjatë javëve të fundit, pavarësisht armëpushimit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy