Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, mbledhja do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, duke filluar nga ora 16:00.
Mësohet se në këtë mbledhje pritet të miratohet projektbuxheti për vitin 2027.
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e këshillit të partisë së tij të shtunën tha se projektbuxheti për vitin 2027 do të procedohet në kuvend të hënën.
Ai madje, përmendi shumën prej mbi 1 miliard euro për investime kapitale.
Nga deputetët e LDK-së është kritikuar qeveria për shkeljen e afatit ligjor për procedimin e buxhetit për vitin 2027.

