Nuk ndalet revolta! Studentët zhvendosin protestën para Kryeministrisë, oshëtijnë thirrjet: Rama në burg, Berisha në burg!

by Nexhat

Studentët kanë zhvendosur protestën e tyre para Kryeministrisë, ku kanë vijuar thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike. “Rama në burg, Berisha në burg”, “Policia e krimit” dhe “Turp, turp” janë disa nga sloganet që kanë brohoritur të rinjtë, të cilët janë shfaqur me flamuj kombëtarë kuq e zi.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama, një kërkesë që e kanë përsëritur prej 21 ditësh në protestat e tyre. Ata shprehen kundër klasës aktuale politike dhe flasin për nevojën e një revolucioni, duke kërkuar ndryshime në drejtimin e vendit.

banner

Protesta e sotme vjen pas një lëvizjeje të studentëve që prej orëve të mëngjesit, kur grupe të rinjsh u futën në disa fakultete, përfshirë Drejtësinë, Shkencat e Natyrës dhe Mjekësinë, ku bënë thirrje për bojkot të mësimit. Kolegët e tyre iu bashkuan kësaj thirrjeje, ndërsa më pas studentët dolën në rrugë dhe u drejtuan drejt Kryeministrisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy