27-vjeçari që u gjet i vdekur me foshnjën në Gjilan, ishte dënuar për kanosjen e të fejuarës dhe kishte urdhër mbrojtës

by Nexhat

27-vjeçari Adonis Demiri, i cili u gjet i vdekur bashkë me foshnjën e tij në fshatin Demiraj të Gjilanit, më 01.11.2026 ishte dënuar për veprën penale të kanosjes ndaj të fejuarës së tij.

Demiri kishte urdhër mbrojtës për shkak se kanosi të fejuarën, teksa burimet i thanë KALLXO.com se e njëjta është edhe nëna e foshnjës që u gjet e vdekur të dielën (01.11.2026). 

banner

Sipas të dhënave të Gjykatës, Demiri ishte shpallur fajtor për veprën penale “Kanosja”- nga Gjykata Themelore e Gjilanit – Dega në Kamenicë. 

Në përgjigjen e dhënë për KALLXO.com, Gjykata ka bërë të ditur se 27-vjeçari kishte qëndruar për dy muaj në paraburgim në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në Prishtinë, pasi dyshohej se kishte përdorur substanca narkotike të llojit kokainë.

Më 11.04.2026, gjyqtari i çështjes kishte nxjerrë aktvendim për shqiptimin e urdhrit mbrojtës emergjent ndaj tij, me kohëzgjatje prej 12 muajsh.

Kurse më 17.06.2026, Gjykata Themelore në Gjilan – Dega në Kamenicë kishte nxjerrë aktgjykim ndaj Demirit, duke e dënuar me gjashtë muaj burgim.

Megjithatë, me pëlqimin e të akuzuarit, dënimi me burgim ishte zëvendësuar me gjobë në vlerë prej 1 mijë e 800 eurosh, të cilën ai ishte i detyruar ta paguante brenda 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Gjykata ka bërë të ditur se pala e dëmtuar nuk i ishte bashkëngjitur ndjekjes penale dhe nuk kishte parashtruar kërkesë pasurore-juridike.

Përveç dënimit, ndaj Demirit ishte shqiptuar edhe masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri, në bazë të dispozitave ligjore që rregullojnë procedurat penale ndaj kryerësve me çrregullime mendore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy