Avokati i të dyshuarit për rastin në Gjilan: Klienti im nuk e pranon veprën penale

by Nexhat

Aokati i B. Demirit, Granit Syla ka deklaruar se i mbrojturi i tij nuk e ka pranuar veprën penale për të cilën dyshohet në rastin e djalit dhe mbesës së tij, të cilët u gjetën pa shenja jete të dielën në Gjilan.

Në një përgjigje për Klan Kosovën, avokati ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në seancën dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit, pasi Prokuroria Themelore në Gjilan kishte paraqitur kërkesë për caktimin e kësaj mase ndaj Demirit.

banner

Sipas avokatit, i dyshuari është deklaruar se nuk është kryerës i veprës penale për të cilën dyshohet.

Ai ka bërë të ditur se deri në momentin e deklarimit nuk kishin pranuar ende vendimin e gjykatës lidhur me kërkesën për paraburgim.

Avokati ka theksuar se pas pranimit të vendimit të gjykatës, mbrojtja do ta vlerësojë atë dhe do të vendosë për hapat e mëtejshëm proceduralë, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.

“Për detaje të tjera, duke qenë se rasti është në fazën e hetimeve, varësisht nga rrjedha e procedurës mund të deklarohemi”, ka thënë avokati.

Ndryshe, rasti i rëndë ndodhi më 1 nëntor në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku u gjetën pa shenja jete 27-vjeçari dhe vajza e tij tre muajshe. Hetimet po zhvillohen nën dyshimin për vrasje të rëndë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy