Shiroka Pula takon shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutohet forcimi i bashkëpunimit

by Nexhat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk.

Sipas njoftimit, ambasadori McGurk e uroi presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses në përmbushjen e mandatit.

banner

“Presidentja Shiroka Pula vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Misionit të OSBE-së, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të kësaj organizate në forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.”, thuhet në njoftim

Sipas presidentes Shiroka Pula, sipas njofimit, institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për bashkëpunim me Misionin e OSBE-së, në funksion të forcimit të demokracisë, stabilitetit dhe zhvillimit të vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy