“Kërcënim mafioz, as Putini nuk e bën!”/ Artan Hoxha për takimin Gogu-Veliaj: Rama e ka hequr fasadën! Kjo është fytyra e tij e vërtetë

by Nexhat

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar në emisionin Prime News24 takimin e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, me Erion Veliajn në burgun e Fierit, duke e cilësuar atë si një kërcënim mafioz. Sipas Hoxhës, fakti që ministri shkoi në qeli në orën 22:30, jashtë orarit të zakonshëm të vizitave, tregon se situata ishte e jashtëzakonshme.

“Ajo që ndodhi në burgun e Fierit ishte kërcënim mafioz. As Putini nuk e bën atë kërcënim në atë mënyrë. Ministri shkon në burg në orën 22:30. Ka një orar kur hyhet dhe një orar kur nuk hyhet, përveç rasteve të emergjencës. Duket që është një hall i madh dhe është në vazhdën e atij kërcënimi tipik mafioz”, u shpreh Hoxha, duke e cilësuar Ramën “burracak”.

banner

Gazetari tha se ka komunikuar me avokatin e Veliajt dhe me burime në burgun e Fierit, duke ngritur shqetësime për kushtet dhe trajtimin e kryebashkiakut, i cili, sipas tij, pavarësisht dëmtimit në këmbë, është vendosur në një sektor me të burgosur të dënuar për krime të rënda. Hoxha pretendoi se Veliaj është mbajtur për 48 orë në një qeli pa dritare, se ajrimi i tij bëhet i vetëm dhe se ndaj tij ka monitorim të vazhdueshëm.

Duke komentuar deklaratën e ministrit Gogu, i cili ka mohuar se ka përcjellë mesazhe kërcënuese, Hoxha tha se i beson versionit të Veliajt, duke iu referuar edhe faktit që kryebashkiaku ka qëndruar në burg për 20 muaj dhe ministri e ka vizituar vetëm tani.

Sipas gazetarit, përplasja lidhet edhe me kontrollin e Bashkisë së Tiranës dhe zgjedhjet e ardhshme vendore. Ai pretendoi se Veliaj ka rikthyer ndikimin në bashki që prej mesit të shtatorit, duke larguar persona të vendosur nga Rama, çka sipas tij ka thelluar konfliktin mes tyre

Hoxha deklaroi se mesazhi që, sipas letrës së Veliajt, iu përcoll nga Gogu ishte: të hiqte dorë nga Bashkia e Tiranës ose të përballej me akuza dhe një dënim të mundshëm prej 100 vitesh burg.

Në fund, gazetari ngriti pikëpyetje për përgjegjësinë e institucioneve të burgjeve dhe kërkoi të hetohet mënyra se si është organizuar takimi në orët e vona. Ai përmendi gjithashtu drejtimin e qarkut të Fierit dhe emërimin e drejtueses së burgut, duke iu referuar rolit të Belinda Ballukut si drejtuese e PS në këtë qark

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy