Zubimendi drejt largimit nga Arsenali, e duan top-klubet evropiane

by Nexhat

Martin Zubimendi mund të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi nuk është i kënaqur me rolin që ka në skuadrën londineze dhe kërkon më shumë minuta në fushën e lojës.

Sipas “TEAMtalk”, situata e mesfushorit spanjoll ka tërhequr vëmendjen e shtatë klubeve të mëdha evropiane, të cilat tashmë janë njoftuar për mundësinë e transferimit të tij.

banner

Në mesin e skuadrave të interesuara janë Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madridi, që mund të tentojnë ta rikthejnë 27-vjeçarin në futbollin spanjoll.

Për situatën e Zubimendit janë informuar edhe dy gjigantët gjermanë, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, ndërsa nga Premierliga interesim kanë shfaqur Chelsea dhe Liverpooli.

Megjithatë, interesimi i Liverpoolit konsiderohet më pak i mundshëm, pasi vëzhgimi i mesfushorit nga klubi anglez kishte nisur nën drejtimin e strukturës së mëparshme drejtuese.

Arsenali e transferoi Zubimendin në vitin 2025 nga Real Sociedad për një shumë që raportohet të ketë qenë rreth 60 milionë funte. Por, në edicionin aktual, ai ende nuk ka regjistruar asnjë ndeshje si titullar në Premierligë.

Drejtuesit e Arsenalit thuhet se janë në dijeni të dëshirës së futbollistit për t’u larguar dhe nuk do ta pengonin një transferim të mundshëm në janar.

Një huazim shihet si një prej opsioneve për zgjidhjen e situatës, ndonëse ende nuk janë përcaktuar kushtet e mundshme të marrëveshjes.

Deri më tani, Zubimendi ka regjistruar 67 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Arsenalit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy