Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Pjesëmarrje e lartë në votimin që do të përcaktojë vitet e fundit të presidencës së Trumpit

by Nexhat

Pjesëmarrja në zgjedhjet mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shënuar rritje të madhe, bazuar në numrin e votave të hedhura para ditës së zgjedhjeve që ka tejkaluar ndjeshëm shifrat e zgjedhjeve të vitit 2022.

Punonjësit e administratës zgjedhore në të gjithë vendin kanë pritur që ky trend të vazhdojë edhe gjatë ditës së votimit.

banner

Zyrtarët në disa shtete, përfshirë Karolinën e Veriut, Xhorxhian dhe Miçiganin, një prej shteteve kryesore në garën zgjedhore, kanë raportuar pjesëmarrje të lartë që në orët e para të hapjes së vendvotimeve, shkruan The Guardian.

Deri pasdite, Divizioni i Zgjedhjeve në Florida raportoi se më shumë se 1 milion e 860 mijë vota ishin hedhur gjatë ditës së zgjedhjeve.

Ndërkaq, sekretari i Shtetit në Xhorxhia, Brad Raffensperger, bëri të ditur se deri në atë moment ishin hedhur 775 mijë vota, ndërsa pritet që pjesëmarrja e përgjithshme të arrijë në 1.4 milionë votues deri në mbylljen e vendvotimeve.

Zgjedhjet e mesit mandatit të vitit 2026 konsiderohen vendimtare për të ardhmen politike të presidentit amerikan Donald Trump dhe për balancën e pushtetit në Kongres gjatë pjesës së mbetur të mandatit të tij presidencial.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy