Reali afër transferimit të talentit të Unitedit, Romano zbulon marrëveshjen

by Nexhat

Real Madridi duket se ka fituar garën për shërbimet e një prej talenteve më premtues të futbollit evropian, JJ Gabriel, i cili aktualisht është pjesë e Manchester Unitedit.

Klubi madrilen ka bërë hapa të rëndësishëm për ta siguruar 16-vjeçarin, për të cilin interesim kanë shprehur disa prej skuadrave më të mëdha të Evropës.

banner

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, Real Madridi ka arritur një marrëveshje verbale me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij lidhur me kushtet e kontratës së ardhshme.

Kjo lëvizje shihet si një hap i rëndësishëm nga presidenti Florentino Perez, i cili synon ta sjellë në Madrid talentin e ri, pavarësisht konkurrencës së madhe nga klubet rivale.

Transferimi i Gabrielit në kryeqytetin spanjoll parashihet të realizohet në qershor të vitit 2027.

Përveç Real Madridit, në garë për futbollistin anglezo-irlandez kanë qenë edhe Barcelona, Bayern Munichu dhe Paris Saint-Germaini, të cilat kanë kontaktuar lojtarin dhe përfaqësuesit e tij.

Megjithatë, madrilenët duket se kanë vepruar më shpejt se rivalët dhe aktualisht janë në pozitë më të favorshme për ta përmbyllur marrëveshjen.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, JJ Gabriel mund të bëhet një tjetër investim i rëndësishëm i Real Madridit për të ardhmen

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy