Dje, Prokuroria ka intervistuar për disa orë punëkryesin dhe menaxherin e projektit “Ishulli Urban”, ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Rama ka shprehur shqetësim edhe për thirrjet e shpeshta të drejtoreshës së Investimeve Kapitale në hetuesi, duke pretenduar se ajo po thirret “një ditë po, një ditë jo”.
Ai ka kërkuar që të mos ushtrohet presion ndaj zyrtarëve komunalë që, sipas tij, po mundohen ta kryejnë punën për kryeqytetin.
“Nëse po përballeni me presion politik, mos ua bartni atyre. Lërini jashtë luftës politike. Lërini me punu”, ka shkruar Rama.
Projekti “Ishulli Urban”, sipas Ramës, u mundëson rreth 30 mijë banorëve të lagjes Arbëria qasje me qendrën e kryeqytetit.

