Tubimi para Kryeministrisë në Tiranë, tensione mes protestuesve dhe policisë, disa të  shoqëruar në Polici

by Nexhat

Momente tensioni janë regjistruar në protestën që po zhvillohet përpara Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur me efektivët e policisë.

Situata është përshkallëzuar pasi disa protestues kanë dalë përpara një furgoni të policisë, duke penguar lëvizjen e tij.

banner

Efektivët kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit, duke i shtyrë dhe duke përdorur spraj lotsjellës. Gjatë përplasjes protestuesit kanë kundërshtuar veprimet e forcave të rendit.

Incidenti ka shkaktuar kaos përpara godinës së qeverisë, ku prej disa orësh po zhvillohet protesta e studentëve dhe qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestues të tjerë kanë vijuar të qëndrojnë në shesh, ku situata për momentin vijon të jetë e qetë./TCH

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy