Arrestohet 23-vjeçari i dyshuar për disa vjedhje në Prishtinë

by Nexhat

Policia e Kosovës ka arrestuar një 23-vjeçar të dyshuar për kryerjen e shtatë rasteve të vjedhjeve në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi i personit me inicialet V.H., shtetas i Kosovës, është bërë nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, pas një pune hetimore dhe operacionale. Pas intervistimit dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Express

banner

Njoftimi i plotë:

Arrestohet personi i dyshuar për disa vjedhje në Prishtinë

Prishtinë, 08 nëntor 2026 – Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit pas një pune intensive hetimore dhe operacionale, ka arritur të arrestojë një person të dyshuar për kryerjen e 7 rasteve të vjedhjeve në Prishtinë.

Puna e zyrtarëve policorë ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit:

• V.H, 23 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas intervistimit të personit të dyshuar, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy