I moshuari humb jetën në Durrës pasi përplaset nga vetura

by Nexhat

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit.

Mësohet se një 26-vjeçare ka përplasur me makinë një këmbësor, ku si pasojë e kësaj i moshuari ka humbur jetën.

banner

“Një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. Z., 81 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.”, thuhet në njoftim.  

Drejtuesja e automjetit, sipas njoftimit, është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

“Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy