Kuvendi mblidhet të enjten, raporton ministri Vitia

by Nexhat

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten në seancën e radhës plenare.

Pas mbledhjes së Kryesisë, ajo ka thënë se përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, është interpelanca e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

banner

Gjithashtu, do të shqyrtohen edhe katër marrëveshje ndërkombëtare që kanë kaluar në Komisionin për Legjislacion.

“Janë katër marrëveshje nga fusha e drejtësisë. Pas këtyre katër marrëveshjeve ndërkombëtare është edhe interpelanca me ministrin e Shëndetësisë e iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe pastaj edhe mocioni përmbajtësor në lidhje me trajtimin e çështjes së energjisë”, ka thënë ajo.

Ndryshe, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari kishte kërkuar interpelancë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me për mungesën e barnave duke marrë shkas vdekjen e pacientes me kancer gjiri. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy