Presidentja Shiroka-Pula viziton Dardanët, merr dhuratë fanellën e Kombëtares

by Nexhat

Presidentja Justina Shiroka-Pula, ka vizituar sot Kombëtaren e Kosovës, ku është pritur nga drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, stafi teknik dhe futbollistët.

Ajo është pritur nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, dhe përzgjedhësi Franco Foda.

banner

Gjatë takimit, Ademi e ka uruar Shiroka-Pulën për marrjen e detyrës së presidentes, ndërsa kjo e fundit i ka falënderuar futbollistët për përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Presidentja i ka cilësuar Dardanët si ambasadorët më të mirë të vendit, duke vlerësuar talentin, përkushtimin dhe sukseset e tyre.

Ajo gjithashtu u ka uruar suksese në dy ndeshjet e ardhshme, kundër Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe Irlandës në udhëtim, si dhe ka përshëndetur tre futbollistët e ftuar për herë të parë në Kombëtare.

Në fund të takimit, Agim Ademi i ka dhuruar presidentes fanellën zyrtare të Kombëtares së Kosovës si simbol të përfaqësimit dhe krenarisë shtetërore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy