“Lokalet”/ “Opozita duhet të ishte bashkë përballë kësaj keqqeverisjeje”, deputeti i PD: Rama nuk po bën fushatë elektorale, por tallava

by informim

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit.

Gështenja tha se opozita duhet të ishte e bashkuar përballë kësaj keqqeverisjeje. Sakaq ia komentoi fushatën elektoralë të Partisë Socialiste, duke thënë se është duke bërë vetëm tallava.

“Dëgjuam fjalë ‘shalqi me provë’. Kjo nuk i shërben askujt. Ju duhet ti jepni hapësirë mediatike, por ai nuk po bën fushatë elektorale por thotë ‘të hengsha zemrën’. Kjo qeveri nuk ka çfarë thotë dhe kanë përfunduar në këtë që sapo pamë. Vetëm tallava.

Nuk jemi atje ku duhet të ishim. Duhet të ishte opozita bashkë përballë kësaj keq qeverisje. Fakti është që nuk jemi në këto kushte. Në qarkun e Elbasanit, PD nuk ka kandidatë. Unë nuk besoj dhe jam i bindur që nuk gjej një demokratë që të votojë një të majtë. Edhe socialistët e zhgënjyer nuk do të votojë për PS.

Tërheqja e kandidatëve është vendim personal i gjithë secilit. Do të ishte mirë që opozita të dilte me një kandidatë, edhe pse nuk ka ndodhur, do them se në 45 bashki janë të lira.  Zgjidhja më e mirë do të ishte dalja me një kandidatë për zgjedhjet lokale. Besoj se pas 14 majit do të kemi një parti model, pasi më parë nuk kanë qenë të tilla”, tha Gështenja

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy