Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi drejt Republikës së Irlandës, ku do të marrë pjesë në Samitin IX të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
Në margjina të Samitit dhe gjatë vizitës në Dublin, sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti do zhvillojë takime bilaterale me liderë e përfaqësues shtetesh, si dhe institucionesh e organizatash ndërkombëtare.
Dy ditët e fundit, kryeministri qëndroi në Paris në kuadër të Forumit të Paqes, ku zhvilloi takime të ndryshme, mes tyre edhe me presidentin Emmanuel Macron.

