Kryetari i tifo-grupit zyrtar të Kombëtares së Kosovës, Lulzim Berisha e ka bërë një postim emocionues dhe njëkohësisht motivues për Kombëtaren e Kosovës para lojës me Izraelin.
“Luli” premtoi se tifozët besnikë të Kosovës do të krijojnë atmosferë të jashtëzakonshme nga tribunat për t’i mbështetur futbollistët Dardanë, për të cilët tha se e i kanë bërë krenarë krejt tifoz me paraqitjet e tyre sivjet.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e kryetarit të Dardanëve, të cilët do të jenë prezentë edhe në Dublin për ta përkrahur Kombëtaren në ndeshjen me Irlandën të martën që vjen.

