Ligji për Specialen nesër në Kuvend, Zyra e BE alarmon përsëri: Duhet konsultim para çdo miratimi

by Nexhat

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë që Kuvendi i Kosovës të votojë nesër ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, shkruan Express.

Në një reagim publik, BE-ja ka vlerësuar se ndryshimet e propozuara ngrenë shqetësime serioze lidhur me përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit.

banner

Sipas BE-së, shqetësimet lidhen veçanërisht me pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe sigurimin e llogaridhënies efektive.

Zyra e BE-së ka ngritur gjithashtu shqetësime lidhur me kushtetutshmërinë e këtyre ndryshimeve.

BE-ja ka bërë të ditur se, që nga kthimi i ligjit në Kuvendin e Kosovës për rishqyrtim, ka qenë e angazhuar në komunikimin e shqetësimeve dhe pritjeve të saj me autoritetet kosovare.

Në këtë drejtim, ka theksuar nevojën për konsultime paraprake para miratimit të çfarëdo ndryshimi, në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy