Haxhiu nesër në Bruksel, në Konferencën Botërore për e-Parlamentin

by Nexhat

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të udhëtojë të hënën drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në Konferencën Botërore për e-Parlamentin, që mbahet më 17 dhe 18 nëntor në Parlamentin Evropian.

Sipas një komunikate të Kuvendit të Kosovës, Haxhiu gjatë qëndrimit në Bruksel do të zhvillojë takime me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe kryetarin e Senatit të Belgjikës, Vincent Blondel, si dhe me eurodeputetë e zyrtarë të tjerë të lartë.

banner

Konferenca organizohet nga Unioni Ndërparlamentar dhe Parlamenti Evropian, ndërsa këtë vit fokusohet në forcimin e demokracisë dhe institucioneve parlamentare përmes transformimit digjital, me theks të veçantë në përdorimin e inteligjencës artificiale.

Në takimet e Haxhiut pritet të diskutohen bashkëpunimi ndërparlamentar, perspektiva evropiane e Kosovës dhe kërkesa e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy