Kaka do të luajë rol kyç në vlerësimin e ofertës prej 60 milionë eurosh për yllin e Realit

by Nexhat

Me afatin kalimtar të janarit që po afrohet, pikëpyetjet rreth të ardhmes së Endrickut janë shtuar edhe më shumë gjatë javëve të fundit.

Ndonëse reprezentuesi brazilian ka treguar herë pas here aftësitë e tij, ai është bërë viktimë e konkurrencës së madhe në sulmin e Real Madridit, ku edhe futbollistë si Vinicius Jr. po luftojnë fort për një vend në formacionin titullar.

banner

Kjo ka nxitur spekulime të shumta rreth të ardhmes së Endrickut, me Milanin që është shfaqur si një prej destinacioneve të mundshme.

Sipas “Gazetta dello Sport”, të cilën e citon “Defensa Central”, Milani po shqyrton mundësinë e paraqitjes së një oferte për huazimin e Endrickut në afatin kalimtar të janarit.

Gjiganti italian po konsideron një marrëveshje huazimi me mundësi blerjeje prej rreth 60 milionë eurosh, plus bonuse, në përpjekje për ta bindur Real Madridin që ta shesë talentin e tij.

Raporti thekson se pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka marrëdhënie shumë të mira me agjencinë që përfaqëson Endrickun, Roc Nation, gjë që mund t’u ndihmojë shumë “Rossonerëve”.

Megjithatë, Milani përballet me konkurrencë të fortë në garën për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, pasi interesim për të ka shprehur edhe Roma. Edhe klube nga Anglia dhe Franca janë të interesuara.

Ajo që është veçanërisht interesante në lidhje me interesimin e Milanit është se ish-ylli i Real Madridit, Kaka, mund të luajë një rol kyç në këtë tentativë.

Legjenda braziliane pritet të bisedojë me Endrickun, në përpjekje për ta bindur që të transferohet në “San Siro”. Megjithatë, ai nuk do të marrë pjesë drejtpërdrejt në negociatat mes Milanit dhe Real Madridit.

Sa u përket negociatave, marrëveshja e huazimit mund të përfshijë edhe një klauzolë riblerjeje prej 80 milionë eurosh për Real Madridin, në rast se transferimi bëhet i përhershëm gjatë verës.

Kjo do t’i mundësonte Real Madridit që ta rikthente Endrickun në të ardhmen, nëse braziliani do të kishte sukses te Milani. Është një marrëveshje e ngjashme me atë që Real Madridi e kishte nënshkruar me Comon për Nico Pazin gjatë verës.

Mbetet të shihet nëse kjo ofertë do të jetë e mjaftueshme për ta bindur Real Madridin. Gjithashtu, do të jetë interesante të shihet nëse vetë Endricku është i hapur ndaj mundësisë së transferimit te Milani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy