Rama: Chay Bowes, klloun i propagandës ruse që u sanksionua nga BE! Shqipëria e teproi me afrimin e shpejtë te objektivi

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “X” ka ndarë foto të protestës në Tiranë të publikuara nga Chay Bowes i cili kishte shkruar se kaosi po mbizotëron në kryeqytet. Rama e ka cilësuar Bowes si një klloun i propagandës ruse që këtë të hënë u sanksionua nga Bashkimi Europian.

Rama shkruan më tej se Shqipëria e teproi me ngjitjen e saj lart dhe afrimin e shpejtë te objektivi historik për tu anëtarësuar në BE.

banner

 “Ja dhe një klloun i propagandës ruse që sot u sanksionua nga Bashkimi Europian pikërisht si klloun i paguar nga Rusia.

Po me Shqipërinë pse? Se Shqipëria e teproi me ngjitjen e saj lart dhe afrimin e shpejtë te objektivi historik: Anëtarësimi në Bashkimin Europian”, shkruan Rama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy