Paralajmërohen protesta nëse institucionet vazhdojnë të heshtin për ish-krerët e UÇK-së

by Nexhat

Iniciativa qytetare “Liria ka Emër” ka zhvilluar një aksion simbolik para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë aksionit, Çlirim Haziri, nga iniciativa qytetare “Jo në emrin tim”, ka paralajmëruar protesta nëse institucionet vazhdojnë të heshtin përballë shqetësimeve lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

banner

Haziri u ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të tij në Kosovë që të reagojnë ndaj shqetësimeve të ngritura për mënyrën e zhvillimit të procesit gjyqësor në Hagë.

“Ne nuk kërkojmë trajtim të privilegjuar për Thaçin dhe të tjerët. Kërkojmë atë që i takon çdo njeriu, drejtësi të paanshme dhe respektim të dinjitetit njerëzor”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka kërkuar që institucionet dhe përfaqësuesit evropianë të mos i injorojnë shqetësimet e ngritura, duke insistuar në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.Në kuadër të aksionit, para objektit të BE-së është vendosur një pankartë me mbishkrimin “Evropë, ku është drejtësia?”, përmes së cilës organizatorët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj drejtësisë ndërkombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy