Hoxha: PDK-ja duke mos ditur çfarë po bën, ka komprometuar Kuvendin, Presidencën dhe vetveten

by Nexhat

Analisti politik Ylli Hoxha ka kritikuar mënyrën se si Partia Demokratike e Kosovës e ka trajtuar iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se me këtë proces e ka komprometuar Kuvendin, Presidencën dhe vetveten.

Sipas tij, synimi i një ndryshimi ligjor duhet të jetë përmirësimi i sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe jo ndërhyrja në raste konkrete që po gjykohen në Hagë.

banner

“PDK-ja e ka komprometuar Parlamentin, Presidencën dhe vetveten. Duke mos ditur çfarë po bëjnë, duke ia futur kuturu në këtë proces”, ka deklaruar Hoxha në Debat Plus.

Ai ka thënë se, bazuar në mendimet që ka dëgjuar nga persona të kualifikuar në këtë fushë, ndryshimet e propozuara në ligj kanë efekt të kufizuar, pasi ligji i ri nuk mund të zbatohet në mënyrë retroaktive për rastet që kanë nisur më herët.

Për ta ilustruar këtë, Hoxha ka përdorur një krahasim me garat sportive, duke thënë se rregullat mund të ndryshohen për kampionatin e ardhshëm, por jo për një garë që tashmë ka filluar.

Ai ka paralajmëruar se nëse ndryshimet ligjore nuk kanë efekt mbi rastin e katër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, apo nëse mund t’u shkaktojnë atyre dëm për shkak të mënyrës se si është zhvilluar procesi, atëherë iniciativa nuk duhet të vazhdojë në këtë formë.

“Pra ligji, sipas asaj që e kom dëgju nga njerëz të cilët janë kualifiku në dhënjen e mendimeve këtë gjë, gjasat i ka minimale, këtë ndonjë efekt mbi rastin e katërshes. Nuk pranohet efekti retroaktiv. Si ta aprovon ligji dhe një rast i cili ka fillu më herët, ti nënshtrohet rregullave të reja. Mund ti ndryshosh rregullat për kampionatin e ardhshëm botëror, jo për aktualin”, ka deklaruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy