53
Pas ndarjes nga Bashkimi Demokratik për Integrim, partia e Izet Mexhitit do të quhet Lëvizja Demokratike.
“Emri është bërë i ditur sot pas përfundimit të afatit për dhënien e ideve nga qytetarët përmes platformës online www.lëvizja.mk”, njoftojnë nga kjo lëvizje.
Kujtojmë se kjo parti do të promovohet më 13 gusht, që përkon edhe me datën e Marrëveshjes së Ohrit.
Ndryshe, Lëvizja Demokratike vjen si shkak i mospajtimeve mes anëtarëve të BDI-së për mënyrën se si duhet të drejtohet partia dhe Qeveria.