Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit.
IKSHPK, ka deklaruar edhe se, fruthi, është një sëmundje shumë ngjitëse që shkaktohet nga një virus dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, madje edhe vdekje.
Postimi i plotë:
FRUTHI MUND TË PARANDALOHET!
Çfarë është fruthi?
Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse që shkaktohet nga një virus dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, madje edhe vdekje.
Si përhapet?
Përhapet lehtësisht përmes ajrit kur personi i infektuar kollitet ose teshtin.
Një person me fruth mund ta përhapë virusin edhe para shfaqjes së simptomave.
Shenjat kryesore:
•Temperaturë e lartë
•Kollë
•Rrjedhje e hundës
•Sy të skuqur dhe të përlotur
•Skuqje e lëkurës, e cila zakonisht fillon në fytyrë në formë të pikave (pas veshëve) dhe përhapet në trup.
Pse është i rrezikshëm?
Fruthi mund të shkaktojë: pneumoni, encefalit, dehidrim, dëmtim të dëgjimit dhe verbim.
Fëmijët nën 5 vjeç janë veçanërisht të rrezikuar nga komplikimet.
MBRONI FËMIJËN TUAJ
Vaksina MMR është mbrojtja më e mirë kundër fruthit.
1 dozë → mbi 90% mbrojtje
2 doza → rreth 97–99% mbrojtje
Në Kosovë:
Doza e parë e vaksinës MMR jepet në moshën 12 muajshe
Doza e dytë e vaksinës MMR jepet në moshën 5–6 vjeç

