Polici i EULEX-it: Armën ia drejton familjarit të Krasniqit

by Nexhat

Vizita e Jakup Krasniqit në Kosovë, ku ndodhet për arsye familjare për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes, është përcjellë me emocione, por edhe me kritika për kufizimet e takimeve me familjarët dhe bashkëluftëtarët.

Ish-bashkëluftëtari i tij, Ferat Shala, ka shprehur dëshirën për ta takuar Krasniqin, me të cilin thotë se nuk ka komunikuar tash e gjashtë vjet, që nga arrestimi i tij nga Gjykata Speciale.

banner

Shala ka vlerësuar se kufizimi i mundësisë për t’u takuar me njerëzit e afërt është i papranueshëm, ndërsa edhe nga KMDLNJ-ja janë ngritur shqetësime për respektimin e të drejtave të tij

Ndërkohë, gjatë përcjelljes së Krasniqit nga shtëpia drejt selisë së EULEX-it në Fushë Kosovë, është raportuar edhe një incident.

Një polic i EULEX-it dyshohet se ia ka drejtuar armën një familjari të Krasniqit, duke i kërkuar të kthehej brenda shtëpisë.

Po ashtu, zyrtarët e EULEX-it janë përpjekur të pengojnë xhirimet e gazetarëve gjatë këtij momenti.

Krasniqi do të qëndrojë në Kosovë deri të shtunën pasdite, kur pritet të niset me aeroplan special drejt Hagës./KlanKosova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy